Shqipëria pranoi afganët, Fevziu: Secili prej tyre është njëri nga ne, çfarë do ishte bërë me Kosovën nëse do e kishi
15 Gusht 2021, 16:23Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu e ka përkrahur Shqipërinë në strehimin e afganëve pas pushtimit nga talebanët. Në një postim në Facebook, Fevziu i krahason afganët me shqiptarët që u detyruan të emigrojnë në eksodin e vitit 1991, duke kujtuar racizmin që kanë vuajtur emigrantët tanë jashtë vendit.
Ndaj për ta shmangur këtë gjë, Fevziu shton se fati i afganëve që ndodhen aktualisht në Kabul do të jetë ai i shumë intelektualëve në vitin 1945 e deri ne 1990 ne Shqiperi, nëse qëndrojën aty.
Reagimi i plotë: Duke ndjekur lajmet e ores 15:30 ngela tejet i befasuar nga debati lidhur me ardhjen ne Shqiperi te nje kontigjenti afganesh qe kercenohen nga regjimi i talebaneve qe sot hyri ne Kabul. U befasova akoma me shume nga fakti qe klasa politike shqiptare justifikohet me idene se kete e ka kerkuar NATO dhe SHBA; apo qe rrjetet sociale po mbushen me foto denigruese te talbaneve me kallashnikove ne dore. Personalisht, une besoj se Shqiperia e ka detyrim jo nga NATO, jo nga SHBA, por nga historia e saj mikepritjen e afganeve apo cdo kombesie tjeter te kercenuar. Me emigracionin ne jemi nje komb ne borxh dhe kemi pjesen tone te borxhit per te shlyer. Ne duhet ti presim afganet e kercenuar sepse duke vuajtur nen nje regjim nder me kriminalet ne bote, sic ishte ai komunist, e dime shume mire se cila eshte e ardhmja e tyre nese mbeten aty. Ata jane elita e sotme e Kabulit. Ne e kemi me te qarte se kushdo fundin e atyre pak njerezve te shkolluar e te emancipuar, qe ngjan me fatin e shume intelektualeve ne vitin 1945 e deri ne 1990 ne Shqiperi.
E dyta, perendimi ka strehur me vite emigrante politike shqiptare dhe ky eshte nje detyrim i gjithe vendeve demokratike te civilizuara. Ne kemi ende te fresket eksodet e vitit 1990 apo 1991, kur bota na mirepriti me gjithe problemet qe solli ai eksod. Ne kemi qene me shume se kushdo popull ne europe viktima te politikave antiemigrante. Ndaj te perkrahesh sot keto ide ne Shqiperi do te thote te justifikosh racizmin dhe perbuzjen qe kane vuajtur ne 3 dekada emigrantet shqiptare. Se fundmi ne jemi pjese e nje bote te integruar ne te cilen, jep dhe merr. Ideja qe vetem te marrim pa dhene kurre eshte me shume se neveritese. Su fundmi, c’do kishte ndodhur nese Ne, Maqedonia dhe perendimi sdo kishte hapur dyert per emigrantet shqiptare te Kosoves, por do ti kishte lene ne doren e Milloshevicit. Ndaj, per mua e kedo qe mendon si une, afganet jane te mirepritur, tranzit, ose per tu bere shtetas te ketij vendi sic shume shqiptare jane bere shtetas te vendeve te tjera te botes. Per te gjithe ata qe tallen me fotografite e emigranteve, po ju sjell ne kujtese me keto foto eksodin tani. Secili prej tyre eshte njeri nga ne!
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka falenderuar Shqipërinë dhe vendet e tjera për pranimin e afganëve pas pushtimit ...
TIRANË– Strehimi i afganëve në Shqipëri është lajmi që po bën politkën dhe median në vend të ziejë. “Reuters” bëri me dije kërkesën e Shteteve të Bashkuara...
TIRANË– Gazetari Bledian Koka i ka komentuar reagimet e kryeministrit Edi Rama dhe të kryedemokratit Lulzim Basha si servilizëm ndaj ambasadores së S...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka mbështetur ardhjen dhe strehimin e afganëve në Shqipëri. Në një shënim të gjatë në Facebook, Berisha shkruan se ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetëve nga tërmeti shkatërrues në Haiti. Përmes një mesazhi në ‘Twitter’, Meta shkruan ...
TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar ndarjen nga jeta të Arbën Xhaferit. Meta shkruan se ai na mungon fizik...
TIRANË– Faqja ‘Vërejtje dhe rregullat gramatikore’ ka pikasur një gabim në një postim të bërë nga kryeministri Edi Rama. Ata shkruajnë se Rama ndërton gabi...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pro strehimit të afganëve në Shqipëri. Me anë të një postimi të bërë në ‘Twitter’ ai shkruan se ...
Politike15 Gusht 2021, 07:18
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se Shqipëria iu është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të strehuar afganët...