Politike

Dallimi nga Basha/ Strehimi i afganëve në Shqipëri, Sali Berisha: Shqipëria i mirëpret, përkohësisht apo përfundimisht,

15 Gusht 2021, 13:27 Nga DOSJA
Dallimi nga Basha/ Strehimi i afganëve në Shqipëri, Sali Berisha:

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka mbështetur ardhjen dhe strehimin e afganëve në Shqipëri. Në një shënim të gjatë në Facebook, Berisha shkruan se Shqipëria, si aleate e SHBA, si vend anëtar i NATO-s, bijtë e të cilit ranë për tu bërë të pavdekshëm për paqen në tokën afgane, sigurisht do të mirpresë me gjithe zemër refugjatët afganë qofte përkohesisht ose përfundimisht.

Por, ndryshe nga kryedemokrati Lulzim Basha, ish-lideri i bluve shkruan se këtë gjë kryeministri Edi Rama po mundohet ta përdorë politikisht. Vetë Basha shprehu qëndrimin e tij duke shkruar se ishte pro këtij strehimi, por nuk dha asnjë koment në lidhje me vendimin e qeverisë shqiptare.

Ndërsa Berisha, shton se vendimi i Ramës për të pranuar refugjatët duke e lidhur atë me ftesën që i ka bërë këngëtari serb Goran Bregoviç, tregon se po përpiqet që ta përdorë këtë mikpritje për interesa politike ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilin Berisha e qun ‘padronin e Ramës’.

Reagimi i plotë i Berishës:

Dy fjale per afganet ne Shqiperi! Rikthimi pas 20 viteve me shpejtesi ne Afganistan i talebaneve, rregjimit me obskurantist qe nga mesjeta, perben nje nga ngjarjet me dramatike te historise se Pasluftes se Dyte Boterore. Nder te tjera ky rikthim perben per kombin afgan nje kob te zi me pasoja tashme te njohura dhe katastrofale. Ne kete kuader, strehimi i atyre qe kane si alternative prerjen e kokave nga xhelatet talebane perben detyrim moral por dhe ligjor kombetar dhe nderkombetar per çdo vend te lire. Shqiperia, si aleate e SHBA, si vend anetare e NATOs, si vend bijte e te cilit rane per tu bere te pavdekshem per paqen ne token afgane por dhe ne perputhje me traditen e shkelqyer te shqiptareve, sigurisht do te mikpres me gjithe zemer refugjatet afgan qofte perkohesisht qofte perfundimisht ne token e saj.

Ne kete aspekt, duke pare avancimin e papermbajtur dhe kapitullimin pa kushte te ushtrise afgane komandanteve te saj dikur krenari e qendreses per liri le te urojme qe kontigjenti i caktuar per Shqiperi te mund te arrije shendosh e mire ne dheun tone. Por fjalori prej ordineri te shpelare duke share dhe anatemuar te tjeret i Edvin Kristaq Rames pikerisht ne njoftimin e tij drejtur shqiptareve per kerkesen e SHBA dhe vendimin e tij per te pranuar refugjatet afgan eshte deshmi e perpjekjeve te tij te turpshme per te perdorur kete vendim per perfitime e interesa personale politike duke e lidhur ate edhe me vasalitetin e tij te neveritshem ndaj padronit te tij Vuçiç, ftesen qe i ka bere kengetarit qe mbante koncerte kunder bombardimit te Beogradit nderkohe qe NATO po nderhynte per te ndaluar kasaphanen e kasapit te Ballkanit ndaj shqiptareve te Kosoves.

Me kete rast le ti themi Zografit bis se ardhja e afganeve nuk te heq ziftin e vasalit te serbomadhit Vuçiç apo te antishqiptarit qe mohon genocidin ciklik te serbeve ne Kosove. Ardhja e afganve ne Shqiperi nuk te lane duart nga thikat qe ti per logari te padronit tend dhe si tradhtar i kombit shqiptar i fute pas shpine Kosoves. Ndaj dhe duke ju uruar mireseardhje refugjateve afgan ne Shqiperi, denoj me ashpersine me te madhe perpjekjen banale prej ordineri te Edvin Kristaq Rames per te shpelare fytyren e tij te nxire dhe per te ndretuar me sharje te ulta suksesin mbi nje drame te thelle njerezore. sb

Talebanët janë drejt pushtimit të Afganistat, pasi ditën e sotme kanë filluar të hyjnë edhe në KAbul, të vetmin qytet që ishte në duart e qeverisë. Ky sulm vjen ndërkohë, SHBA ka filluar evakuimin e anëtarëve të stafit nga ambasada e saj në Kabul. Ishte po SHBA ajo e cila kërkoi nga Shqipëria dhe shtete të tjera mundësinë e strehimit të civilëve afganë, dhe kapacitetet pritëse të tyre.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike evakuimi i afganëve ne shqiperi sali berisha evakuimi i afganëve ne shqiperi sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 15 Gusht 2021, 07:18

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se Shqipëria iu është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të strehuar afganët...