Politike

Asfalti elektoral në Tiranë, PD, Belind Këlliçi: Korrupsioni i Veliaj po rrezikon jetën e qytetarëve të kryeqytetit

15 Gusht 2021, 12:23 Nga DOSJA
Asfalti elektoral në Tiranë, PD, Belind Këlliçi:

TIRANË– Deputeti i zgjedhur më 25 prill, Belind Këlliçi përmes një postimi në Facebook ka denoncuar cilësinë e asfaltin në kryeqytet. Këlliçi, i referohet aksidentit ku një urban ra në një gropë në Kombinat, duke theksuar se ngjarja rrezikoi jetët e pasagjerëve.

Ai shton se korrupsioni ka firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj, si një firmëtar i kaosit, pluhurit, ndotjes akustike nga mëngjesi në mesnatë.

“Ku vë dorë bashkia ka zhvillim”, thotë Veliaj, duke treguar me pompozitet asfaltimin e rrugës “Tre dëshmorët”. Është pikërisht kjo rrugë alla Veliaj që rrezikoi jetët e pasagjerëve në autobusin urban. E përsëris. Korrupsioni merr jetë. Korrupsioni vret. Të detyron të bësh zig-zag mbi gropa e kanale. Duhet të kesh katër sy për të ecur në Tiranë. Një qytet çdo ditë e më shumë i pajetueshëm. Sfidë për çdo nënë me karrocë, për çdo të moshuar që lulishtja e dominosë i bëhet pallat, për çdo fëmijë që në oborrin e pallatit ka vinça e betoniere. Korrupsioni ka firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj. Firmëtar i kaosit, pluhurit, ndotjes akustike nga mëngjesi në mesnatë. Asgjë pa firmën e tij.’-shprehet ai.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike belind kelliçi erjon veliaj partia demokratike belind kelliçi erjon veliaj partia demokratike

Sondazh

Poll

Politike 15 Gusht 2021, 07:18

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se Shqipëria iu është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të strehuar afganët...