Politike

Tërmeti shkatërrues në Haiti, Meta: Trishtuese humbjet e jetëve, solidariteti ndërkombëtar për tejkalimin e pasojave trag

15 Gusht 2021, 11:28 Nga DOSJA
Tërmeti shkatërrues në Haiti, Meta: Trishtuese humbjet e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetëve nga tërmeti shkatërrues në Haiti. Përmes një mesazhi në ‘Twitter’, Meta shkruan se humbjet e jetëve janë trishtuese nga tërmeti shkatërrues. Ndër të tjera, kreu i shtetit thotë se solidariteti ndërkombëtar është i nevojshëm për tejkalimin e pasojave tragjike.

POSTIMI:

Lutjet tona sot për popullin e Haitit!Trishtuese humbjet e jetëve, lëndimet dhe shkatërrimet nga tërmeti katastrofik.Solidariteti ndërkombëtar, i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen!

Haiti shënon një ditë të errët për historinë e vendit teksa deri më tani janë 304 viktima nga tërmeti 7.2 ballë i shkallës Rihter. Tërmeti i madh goditi pesë milje nga qyteti Petit Trou de Nippes, rreth 7.5 milje në perëndim të kryeqytetit të Haitit Port-au-Prince, dhe u ndje në të gjithë Karaibet, ku njerëzit iknin nga shtëpitë e tyre nga frika se ndërtesat mund të shemben.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta termet ne haiti ilir meta termet ne haiti

Sondazh

Poll

Politike 15 Gusht 2021, 07:18

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se Shqipëria iu është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të strehuar afganët...