Politike

Afganët në Shqipëri, Basha pro: Kemi të drejta dhe detyrime! Jemi pro partnerit tonë strategjik SHBA

15 Gusht 2021, 09:52 Nga DOSJA
Afganët në Shqipëri, Basha pro: Kemi të drejta dhe detyrime!

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pro strehimit të afganëve në Shqipëri. Me anë të një postimi të bërë në ‘Twitter’ ai shkruan se Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime, e si pasojë lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë SHBA-së.

Basha shprehet pro strehimit të afganëve, teksa deklaron se empatia dhe solidariteti kundrejt atyre që kanë luftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan, nuk mund të mungojë.

POSTIMI:

Si anëtare e NATO-s, Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime. Nga këto detyrime lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë partnerit tonë strategjik SHBA dhe aleatëve tanë në zgjidhjen e krizës humanitare që po precipiton në Afganistan. Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse e kemi bërë më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë tona. Empatia dhe solidariteti kundrejt atyre që kanë luftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan, nuk mund të mungojë. Rreziqet mbi identitetin tonë kombëtar, si pasojë e shpopullimit të Shqipërisë, nuk lindin si pasojë e zgjidhjeve strategjike në kuadër të NATO-s dhe bashkëpunimit strategjik me SHBA, por për shkak të keqqeverisjes së pakicës që e ka bërë vendin të pajetueshëm për qytetarët. Siç është detyra jonë të jemi në lartësinë e angazhimeve ndërkombëtare, është po ashtu detyra jonë të jemi në lartësinë e sfidave që ka Shqipëria, për të patur një qeveri që punon për njerëzit dhe mbështet aspiratat e tyre për të jetuar me dinjitet dhe mirëqenie në Shqipëri.

Strehimi i afganëve në Shqipëri është bërë çështje e rëndëisishme prej ditësh. Lajmi u bë i ditur fillimisht nga ‘Ruters’ e më pas ishte kryeministri Edi Rama ai i cili pranoi se Shqipëria do të strehoje afganët. Ishte SHBA ajo e cila kërkoi nga Shqipëria dhe shtete të tjera mundësinë e strehimit të civilëve afganë, dhe kapacitetet pritëse të tyre.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike evakuimi i afganëve ne shqiperi lulzim basha evakuimi i afganëve ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 15 Gusht 2021, 07:18

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se Shqipëria iu është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të strehuar afganët...