Art&Argëtim

‘Je miku dhe heroi im’, Dua Lipa vjen në duet me Sir Elton John, publikojnë këngën ‘Cold Heart’

15 Gusht 2021, 14:26 Nga DOSJA
‘Je miku dhe heroi im’, Dua Lipa vjen në duet me Sir Elton

BRITANI– Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka lancuar këngë e rradhë e cila vjen në bashkëpunim me këngëtarin e famshëm ,Elton John.

Kënga u publikua ditën e premte dhe titullohet e “Cold Heart (Pnau Remix)”, e cila përmban disa tekste nga kënga e tij e vitit 1989, “Sacrifice”, dhe Duan që vjen me tekst nga hiti klasik i Johnit, “Rocket Man” i vitit 1972.

Lipa nuk mund të mos shprehte gëzimin e saj lidhur me bashkëpunimin ku në një status ajo shkroi: Elton ti je miku im dhe heroi im dhe unë kurrë nuk kam menduar se do të isha në gjendje ta them ndonjëherë këtë në një fjali.

Edhe Elton John ndau kënaqësinë e publikimit të këngës dhe bashkëpunimit me Duan.

“Kjo këngë është kulmi i një miqësie të bukur me ty Dua dhe jam shumë i lumtur që tani mund ta ndajmë, shpresoj që të gjithë ta doni!”, shkroi Sir Elton John në Twitter.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz dua lipa elton john dua lipa elton john

Sondazh

Poll