Art&Argëtim

SKANDALI/ Nuk përmendet Kosova! Video e mësueses së gjeografisë bëhet VIRALE: Shqipëria kufizohet vetëm me tri shtete!

14 Gusht 2021, 19:19 Nga DOSJA
SKANDALI/ Nuk përmendet Kosova! Video e mësueses së

TIRANË– Një mësuese gjeografie, e cila publikonte online leksionet e saj gjatë periudhës së pandemisë, është bërë virale në rrjet. Në tetor të vitit të shkuar, mësuesja e gjeografisë u mësonte nxënësve të vitit të dytë se Shqipëria kufizohet me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, derisa nuk përmend fare Kosovën.

Videoja është publike në Youtube, e publikuar nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe e transmetuar në Televizionin Shtetëror.

“Shtetet kufitare të Shqipërisë janë Mali i Zi në pjesën veri-perëndimore, po ashtu edhe në veri. Me Maqedoninë e Veriut kufizohet në lindje, me Greqinë kufizohet në jug-lindje, ndërsa sipërfaqja totale e Shqipërisë është 28 mijë e 748 kilometra katrorë,”- thotë mësuesja.

Shiko në minutën 2:08

Ndërkohë që e përmend se me Malin e Zi kufizohemi në Veri-Perëndim dhe në Veri, disa herë.

Për nxënësit të cilën morën leksione nga mësuesja më sipër iu SHPJEGOJMË SE Shqipëria kufizohet me:

-Në veriperëndim me Malin e Zi
-Në verilindje me Kosovën
-Në lindje me Maqedoninë
-Dhe në jug me Greqinë

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

virale virale mesuesja e gjeografise harron kosoven mesuesja e gjeografise harron kosoven

Sondazh

Poll