Art&Argëtim

Taylor Swift pret ‘mysafirë të paftuar’ për herë të tretë, 28-vjeçari futet fshehurazi në shtëpinë e saj: Jam i da

14 Gusht 2021, 19:12 Nga DOSJA
Taylor Swift pret ‘mysafirë të paftuar’ për herë

SHBA– Një 28-vjeçar ëshë arrestuar në New York ditën e djeshme, pasi u fut fshehurazi në apartamentin e këngëtares Taylor Swift. Mediat bëjnë me dije se Patrick Nissen arriti të futej në hollin e apartamentit të këngëtares pa u vënë re nga rojet e sigurisë, të cilët njoftuan Policinë menjëherë sapo e panë. Fatmirësisht Taylor Swift nuk ndodhej në shtëpi në momentin kur ndodhi ngjarja.

Para policëve ai kishte thënë se hyri në shtëpinë e këngëtares sepse ishte i dashuruar me të prej shumë vitesh. 28-vjeçari mban dy profile në ‘Instagram’ ku njëri prej tyre është i mbyllur ndërsa tjetri përmban postime që lidhen vetëm me këngëtaren 31-vjeçare.

Patrick Nissen ka treguar se ishte aq i fiksuar pas Taylor, saqë udhëtonte të paktën tre herë në javë me autobus nga Nebraska, qyteti ku jetonte, deri në New York, vetëm sepse ndoshta do mund ta shihte. 

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja pret ‘mysafirë të paftuar’. Në prill, një 52-vjeçar u përpoq pesë herë të hynte në banesën e saj, por nuk arriti, pasi u vu re nga rojet e sigurisë. Në vitin 2018, një tjetër 22-vjeçar nga Florida arriti të ‘pushtojë’ shtëpinë e saj. Në fakt, ai ishte i qetë “sikur të ishte në shtëpi”, pasi ai jo vetëm që bëri dush, por fjeti në një nga shtretërit e këngëtarit të famshëm. Më vonë u zbulua kur një roje sigurie pa se një dritare në pjesën e pasme të ndërtesës ishte thyer. 

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz patrick nissen taylor swift patrick nissen taylor swift

Sondazh

Poll