Art&Argëtim

Kurtizane apo spiune e dyfishtë? Kush është Mata Hari, disa fakte që nuk i dini për të

14 Gusht 2021, 17:22 Nga DOSJA
Kurtizane apo spiune e dyfishtë? Kush është Mata Hari, disa fakte

HOLANDË– Margaretha Geertruida MacLeod, e njohur më mirë me emrin artistik Mata Hari, ishte një valltare dhe kurtizane ekzotike Hollandeze, e cila u dënua si spiune e Gjermanisë gjatë Luftës së Parë Botërore. Më poshtë do të lexoni disa fakte nga jeta e saj, duke nisur që nga martesa deri tek fjalët e fundit para momentit të pushkatimit. Për të ka shumë legjenda që qarkullojnë por vetëm disa janë të vërteta. 

FAKTET : 

Mata Hari nuk është emri i saj i vërtetë. 

Mata Hari ishte emri i saj skenik, por ajo lindi si Margaretha Geertruida MacLeod, më 7 gusht 1876.

Ajo e gjeti burrin në një shpallje gazete

Margaretha ndërroi mbiemrin Zelle në 1895, kur u martua me një oficer holandez që shërbente në Indinë Lindore. Në moshën 18 -vjeçare, Margaretha iu përgjigj një njoftimi në gazetë dhe u martua me Rudolfin, i cili ishte 20 vjet më i madh se ajo. Martesa e ngriti lart në pozita sociale dhe financiare por Rudolf ishte i alkoolizuar. Edhe pse vetë kishte lidhje jashtëmartesore, ishte xheloz për vëmendjen që e shoqja i jepte të tjerëve. 

Ajo humbi të dy fëmijët e saj

Në 1899, Norman, djali 2-vjeçar vdiq pasi thuhet se u helmua nga një dado. Pas disa kohësh, të dy u divorcuan, ndërsa fillimisht iu dha kujdestaria iu dha Margaretës, por Rudolfi refuzoi të paguante për ndihmën. E paaftë për të ndihmuar veten ose të bijën, ajo e dorëzoi tek i ati.

Ajo u bë e famshme si balerina ‘orientale’ Mata Hari

Pasi u nda nga burri i saj, Margaretha kërkoi punë në Paris. Pasi tentativat si shoqëruese e grave, mësuese e pianos, apo e gjermanishtesh rezultuan të pafrytshme, ajo vendosi që të shfrytëzonte pamjen e saj duke filluar karrierën e saj si një balerinë ekzotike në 1905. Margeretha filloi të modelohej si një princeshë indoneziane, gënjeu gazetarët për lindjen e saj dhe mori emrin Mata Hari, që përkthehet fjalë për fjalë nga malajzishtja: Syri i ditës – dielli.

Ajo pranoi se merrte para nga gjermanët për spiunazh

Ndërsa efikasiteti i spiunazhit të saj vihet në pikëpyetje – pasi disa thonë se ajo ishte e paefektshme, ndërsa të tjerët i atribuojnë deri në 50,000 vdekje. Vetë Mata Hari pranoi se kishte marrë 20,000 franga nga Kapiteni Hoffman. 

Ajo mori trajnime nën një spiune famëkeqe femër

Mata Hari thuhet se është trajnuar në Këln nga Elsbeth Schragmüller, e njohur nga aleatët vetëm si Fräulein Doktor ose Mademoiselle Docteur. 

Ajo u rekrutua gjithashtu nga francezët

Francezët pretenduan se nuk e njihnin Mata Harin kur ajo u arrestua dhe u intervistua nga autoritetet britanike në nëntor 1916. Por në arrestimin dhe gjykimin e saj në 1917, ajo tha se Mata Hari kishte punuar edhe për francezët. Hari ishte ngarkuar me joshjen e Princit të Kurorës të Gjermanisë, i cili kohët e fundit ishte vendosur në komandën e një ushtrie.

Mata Hari u ekzekutua më 15 tetor 1917

E arrestuar më 13 shkurt, Margaretha deklaroi pafajësinë; ‘Jam një kurtizane, e pranoj. Por një spiune? Kurrë! Por u dënua me pushkatimi. Argumentet për fajësinë e saj ende vazhdojnë pasi ka persona që mendojnë se ajo u përdor si kurban, për të ndëshkuar shfaqjet. 

(k.m/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kuriozitete kuriozitete mata hari mata hari

Sondazh

Poll