Politike

‘Është nën thundrën kërcënuese të Serbisë’/ Qytetari i thotë të ruajë Kosovën, Rama ‘thumba’ Kurtit: Ka frik

15 Gusht 2021, 05:52 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur komentit të një qytetari i cili i kërkon që të ruajë Kosovën nga thundra kërcënuese e Serbisë. Rama i thotë se Kosova e ka fituar betejën me Serbinë falë aleatëve të mëdhenj e se tani duhet vetëm të ruhet nga thundra e frikës prej ballafaqimit me sfidat e paqes, duke hedhur në këtë formë ‘kunja’ për kryeministrin Albin Kurtin.

Rama shkruan ndër të tjera se kjo frikë që ka Kosova po e izolon prej vitesh dhe po e bën që të humbasë respektin ndërkombëtar që gëzonte kohë më parë.

REPLIKAT:

KOMENTUESI: Ruaje Kosovën që është tani nën thundrën kërcënuese Serbisë. Ajo është detyra jote

RAMA: Kosova e ka fituar luften me Serbine fale aleateve tane te medhenj, tash duhet te ruhet nga thundra e frikes prej ballafaqimit me sfidat e paqes, qe prej disa vitesh po e izolon e po e ben te humbase shume prej respektit nderkombetar qe gezonte vite me pare!

Tensionet Rama-Kurti janë thelluar dhe më shumë pas përgjigjes që kryeministri i Shqipërisë dha për kritikat dhe mosbashkimit të Kosovës për nismën “Ballkani i Hapur”. Sipas Ramës, prej vitesh, liderët e Kosovës po acarojnë nervat e aleatëve strategjikë, të cilëve Serbia u duket gjithnjë e më e pafajshme, ndërsa Kosova gjithnjë e më pak e arsyeshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albin kurti edi rama albin kurti edi rama

Sondazh

Poll