Bota

Strehimi i afganëve, Rama: Kosova duhet të pranojë nëse i kërkohet nga Amerika

15 Gusht 2021, 10:55 Nga DOSJA
Strehimi i afganëve, Rama: Kosova duhet të pranojë nëse i

TIRANË-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tha se Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht strehimit të afganëve nëse kërkohet nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas publikimit nga agjencia Reuters, Rama reagoi në një shkrim të gjatë ku theksoi se Shqipëria i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së amerikanëve ndaj dhe Kosova duhet të bëjë të njëjtën gjë.

Nuk e di nëse amerikanët i kanë kërkuar edhe Kosovës të strehojë afganët që u ekspozuan si miq dhe mbështetës të ushtrive aleate; uroj që në rast se po, qeveria e Kosovës të përgjigjet pozitivisht, për nderin e saj e të Kosovës sigurisht. Por bëj me dije se në Samitin e NATO-s isha unë që e ngrita këtë shqetësim, për jetët e bashkëpunëtorëve afganë të Aleancës pas tërheqjes së saj nga Afganistani. Madje iu referova si shembull eksperiencës tragjike të kundërshtarëve të regjimit komunist në vendin tonë, që vrau, burgosi, torturoi, shkatërroi çdo armik të brendshëm pasi triumfoi mbi armiqtë e jashtëm dhe mbylli totalisht Shqipërinë, siç do të bëjnë së shpejti tanimë, talebanët me Afganistanin”, u shpreh Rama ndër të tjera.

Lajmi kryesor/ Kosova pranon strehimin e afganëve, reagon qeveria: Po punojmë me SHBA-në që çdo gjë të përmbyllet pozitivisht

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora edi rama strehimi i afganeve ne kosove edi rama strehimi i afganeve ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 15 Gusht 2021, 10:35

KOSOVË– Kosova ka pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të strehuar forcat afgane. Ka qënë vetë Presidentja Vjosa Osmani ajo e cila ka t...