Bota

Ulen në çdo cep, prekin objektet prej ari! Talebanët pushtojnë vilën luksoze të liderit ushtarak të Afganistanit, mahnite

15 Gusht 2021, 10:10 Nga DOSJA
Ulen në çdo cep, prekin objektet prej ari! Talebanët

AFGANISTAN– Talebanët janë futur kontrolleve dhe në banesa! Atyre nuk iu ka shpëtuar pa parë dhe kontrolluar vila luksoze e liderit ushtarak të Afganistanit, Rashid Dostum.

Në videot e publikuara shihen talebanët duken teksa ulen në mobiliet prej ari. Rashid Dostum ka qenë aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë 20 viteve të fundit në luftën ndaj talebanëve.

Talebanët kanë arritur të marrin kontrollin e Jalalabadin, kryeqytetin e Provincës Nangarhar të Afganistanit. Po ashtu, raportohet se ata kanë nën kontroll të gjitha pikat kufitare të Afganistanit, rruga e vetme për të dalë jashtë vendit është vetëm aeroporti i Kabulit.

Talebanët kanë në duar dhe Kabulin/ Drejt kontrollit të plotë të Afganistanit! SHBA evakuon stafin, Gjermania zbaton të njëjtin plan, BE zhvendos punonjësit

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll