Bota

15 Gusht 2021, 10:35 Nga DOSJA

KOSOVË– Kosova ka pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të strehuar forcat afgane. Ka qënë vetë Presidentja Vjosa Osmani ajo e cila ka treguar se për arsye konfidenciale nuk e kanë zbuluar këtë marëveshje. Afganët do të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë, zbuloi Osmani.

Më herët ditën e sotme, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tha se Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht strehimit të afganëve nëse kërkohet nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Pas publikimit nga agjencia Reuters, Rama reagoi në një shkrim të gjatë ku theksoi se Shqipëria i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së amerikanëve ndaj dhe Kosova duhet të bëjë të njëjtën gjë.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet t’i strehojë afganët dhe t’i qëndrojë pranë SHBA-së. Haradinaj shprehet se duhet qëndruar pranë Amerikës ashtu siç ata riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria.

Edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, tani nënkryetare në PDK, Vlora Çitaku, ka reaguar rreth strehimit të afganëve në Kosovë. Në një status në Facebook ajo thotë se Kosova duhet të tregojë zemërgjerësi dhe të pranojë një numër të refugjatëve nga Afganistani.

Talebanët kanë hyrë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Zyrtarët amerikanë thanë se diplomatët po transportoheshin në aeroport për t’u larguar nga vendi. Po ashtu bëhet me dije se po dërgohen dhe ushtarë për të bërë të mundur evakuimin e sa më shumë qytetarëve dhe të shmanget ndonjë tragjedi.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti edi rama haramush haradinaj luan dalipi qeveria e kosoves strehimi i afganeve ne kosove albin kurti edi rama haramush haradinaj luan dalipi qeveria e kosoves strehimi i afganeve ne kosove

Sondazh

Poll