Bota

Një infermier kujdeset për 30 fëmijë, Klinika e Pediatrisë së Prishtinës kërkon urgjentisht staf shtesë

15 Gusht 2021, 09:56 Nga DOSJA
Një infermier kujdeset për 30 fëmijë, Klinika e

KOSOVË– Klinika e Pediatrisë së Prishtinës kërkon shtimin e stafit mjekësor pasi aktualisht një infermiere trajton 20 deri në 30 fëmijë.

Zëvendësdrejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Rufadije Maçastena- Maxhuni, tha se duhet të rritet stafi i mesëm i infermierëve.

Kapaciteti i klinikës është ai kapacitet hapësinor i cili ka qenë dhe më parë, mirëpo punën mjaft keq e kemi me personelin e mesëm, kemi shumë probleme për shkak se janë edhe pushimet që tashmë disa herë janë ndërprerë për shkaqe të pandemisë, dhe janë grumbulluar qysh në vitin 2019 kanë mbetur shumë pushime pa i shfrytëzuar, viti 2020 e të mos flas që kemi hyrë në pushimet e vitit 2021, po e kanë të pamundur që mos me marrë një pushim”.

Ajo shtoi se edhe temperaturat e larta kanë ndikuar që të shtohet edhe fluksi i madh i punës, dhe vizitat për të kontrolluar fëmijët të jenë më të shumta.

Po normal që edhe këto temperaturat shumë të larta që po mbretërojnë këto ditë në vendin tonë shkaktojnë edhe fluksin më të madh, duke filluar nga problemet e ndryshme si temperaturë, vjellje, barkqitje të ndryshme, por për momentin po flas që rastet që janë të hospitalizuar me COVID, më tepër kanë probleme respiratore”, theksoi ajo.

Si përfundim Maçastena tha se në Klinikën e Pediatrisë mbi 95% e stafit janë vaksinuar, që të jenë mbrojtje e fëmijëve që vinë për trajtim.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora pediatria e kosoves rufadije maçastena- maxhuni pediatria e kosoves rufadije maçastena- maxhuni

Sondazh

Poll