Bota

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nesër afati i fundit për partitë politike që të regjistrojnë kandidatët

15 Gusht 2021, 10:22 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale në Kosovë, nesër afati i fundit për

KOSOVË-Partitë politike që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor, kanë afat deri nesër në ora 16:00 të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave apo për Kuvende Komunale.

Deri të shtunën, në KQZ janë dorëzuar aplikimet nga 28 subjekte politike, ndërkaq subjekti i fundit që ka paraqitur aplikimin është partia Lista Serbe, e cila ka aplikuar për certifikim në disa komuna të ndryshme të Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur, se ky institucion do të presë aplikimet edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa ka shtuar se deri më tani janë 28 subjekte politike që kanë paraqitur aplikimin e tyre.

“Deri në përfundim të orarit të punës në ditën e shtunë, KQZ-ja ka pranuar aplikimet nga 28 subjekte politike, prej të cilave 6 parti politike, 9 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është: 24 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 470 kandidatë për Kuvende Komunale”, tha Elezi për KosovaPress.

Sipas tij, afati i fundit për aplikim është data 16 gusht, në orën 16:00.

Këto janë subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim deri të shtunën në orën 16:00:

PARTITË POLITIKE

INICIATIVAT QYTETARE

KANDIDATËT E PAVARUR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll