Bota

Talebanët marrin në kontroll dhe Kabul-in! Diplomatët amerikanë evakuohen me helikopter, aeroporti mbetet ende i qeverisë

15 Gusht 2021, 09:45 Nga DOSJA
Talebanët marrin në kontroll dhe Kabul-in! Diplomatët

AFGANISTAN– Kryengritësit talebanë morën nën kontroll dhe Kabul-in! Një zyrtar i ministrisë së brendshme ka treguar se tashmë Shtetet e Bashkuara po evakuuojnë diplomatët nga ambasada e tyre me helikopter.

Zyrtari i lartë i tha Reuters se talebanët po vinin “nga të gjitha anët”, por nuk dha detaje të tjera. Ai tha se grupi nuk donte viktima pasi mori kontrollin, por nuk kishte shpallur armëpushim.

Më herët, kryengritësit pushtuan qytetin lindor të Jalalabad pa luftë, duke u dhënë atyre kontrollin e një prej autostradave kryesore në Afganistanin pa dalje në det. Ata gjithashtu morën postën kufitare pranë Torkham me Pakistanin, duke lënë aeroportin e Kabulit të vetmen rrugëdalje nga Afganistani që është ende në duart e qeverisë.

Një video e shpërndarë nga talebanët tregon njerëzit që brohorisnin dhe bërtisnin ‘Allahu Akbar’, Zoti është më i madhi, ndërsa një kolonë kamionësh hynë në qytet me luftëtarë që tundnin mitralozët dhe flamurin e bardhë talebanë.

Lajmi kryesor/ Talebanët kanë në duar dhe Kabulin/ Drejt kontrollit të plotë të Afganistanit! SHBA evakuon stafin, Gjermania zbaton të njëjtin plan, BE zhvendos punonjësit

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ashraf ghani konflikti ne afganistan talebanët pushtojne kabulin ashraf ghani konflikti ne afganistan talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll