Bota

Tërmeti 7.2 ballë në Haiti/ Shkon në 304 numri i viktimave, shkatërrohen shtëpitë, trupat gjenden nën rrënoja, pritet s

15 Gusht 2021, 06:02 Nga DOSJA
Tërmeti 7.2 ballë në Haiti/ Shkon në 304 numri i viktimave,

HAITI– Haiti po shënon një ditë të errët për historinë e vendit teksa deri më tani janë shënuar 304 viktima nga tërmeti 7.2 ballë i shkallës Rihter. Të paktën 304 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë të zhdukur nga kjo katastrofë.

Tërmeti i madh goditi pesë milje nga qyteti Petit Trou de Nippes, rreth 7.5 milje në perëndim të kryeqytetit të Haitit Port-au-Prince, dhe u ndje në të gjithë Karaibet, ku njerëzit iknin nga shtëpitë e tyre nga frika se ndërtesat mund të shemben.

Brenda disa orësh, Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS) vlerësoi “mijëra viktima” dhe “dhjetëra mijëra të plagosur në komunitetet e varfra malore”.

Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganëve ka parashikuar që Stuhia Tropikale Grace do të arrijë në Haiti mbrëmjen e së hënës vonë ose të martën herët në mëngjes.

Kryeministri i vendit, Ariel Henry tha se është duke mobilizuar të gjitha burimet qeveritare në dispozicion për të ndihmuar viktimat në zonat e prekura dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme një mujore për të gjithë vendin.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota termet ne haiti termet ne haiti

Sondazh

Poll