Bota

Shifra të frikshme, të paktën 227 viktima nga tërmeti në Haiti, dyshohet se ka edhe të tjera

14 Gusht 2021, 18:37 Nga DOSJA
Shifra të frikshme, të paktën 227 viktima nga tërmeti

HAITI– Të paktën 227 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.2 që goditi Haitin këtë të shtunë. Tërmeti i ditës së sotme me magnitudë 7.2 ballë ka shkaktuar qindra banesa të rrënuara, ndërsa autoritetet janë akoma në kërkim.

Kryeministri i Haitit tha se ka një dëm të madh në të gjithë vendin dhe do të shpallë gjendjen e emergjencës për një muaj. Ky tërmet e gjen Haitin teksa po përpiqej që të rimëkëmbej nga tërmeti i vitit 2010 që shkaktoi me qindra mijëra viktima.

Sipas agjencive amerikane gjeologjike edhe pasgoditjet janë ndjerë shumë në Haiti pasi kanë qenë të një magnitude të lartë, rreth 5.2. Haiti u ‘godit’ edhe para 11 vitesh nga një tërmet i fuqshëm, i cili  mori jetën rreth 250 mijë personave. Po ashtu, Haiti ndodhet edhe mes disa krizave të tjera si ajo për ushqimin, pandemia e koronavirusit dhe vrasja e presidentit Jovenel Moise.

(k.m/e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota termet ne haiti termet ne haiti

Sondazh

Poll