Politike

“THUMBA” mes socialistëve!? Pjerin Ndreu mban qëndrim për koncertin në Korçë, sfidon me Sabri Fejzullahun: Kënaq zemr

14 Gusht 2021, 15:54 Nga DOSJA

LEZHË– Goran Bregoviç ka shkaktuar një valë reagimesh në Shqipëri, duke “mbytur” edhe pasojat që ka lënë zjarri në disa nga “kurorat e gjelbra”. Por Festivali i Birrës së Korçës, në të cilin do të marrë pjesë këngëtari Bregoviç, nuk është i vetmi që do të mbahet në vend.

Shumë Bashki, nga jugu në veri janë duke organizuar koncerte dhe aktivitete për të tërhequr turistë, një prej tyre është edhe Lezha. Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka lëshuar një thumb edhe për për zhurmën që është krijuar në Korçë, ndërsa shkruan se  Sabri Fejzullahu kënaq zemrat e të gjithë shqiptarëve.

“Legjenda e këngës shqipe Sabri Fejzullahu, në një koncert në sheshin “Gjergj Kastrioti” në Lezhë! Është nder për ne që marrin pjese këngëtarë të këtij kalibri e që kënaqin zemrat e gjithë shqiptarëve,”- shkruan Ndreu. Vlerësim ky mëse i merituar për këngëtarin nga Kosova, edhe një ironi me gjithë debatin që po zhvillohet në rrjet.

Prej 4 korrikut, shumë artistë, politikanë kanë dalë kundër koncertit të Bregoviç në Korçë, duke i përmendur faktin se nën ritmet e këngës së tij “Kallashnikov” janë bërë masakra nga serbët. E për asnjë moment ai nuk ka mbajtur një qëndrim kundër, por ka zgjedhur të heshtë. Madje edhe ndaj masakrës në Bosnje-Herzegovinë, vend ku edhe ka lindur.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike goran bregovic koncerti i bregovic ne korce pjerin ndreu revolta e shqiptareve ndaj bregovic goran bregovic koncerti i bregovic ne korce pjerin ndreu revolta e shqiptareve ndaj bregovic

Sondazh

Poll