Politike

Edhe kafen e pi me truproja! Rama filmohet në Lungomare të Vlorës, personi që i ruan shpinën nxiton pas tij, e ndjek me tel

14 Gusht 2021, 06:31 Nga DOSJA
Edhe kafen e pi me truproja! Rama filmohet në Lungomare të

VLORË– Kryeministri Edi Rama është fimuar teksa ulet në një nga bar-kafetë pranë Lungomares në Vlorë. Pamjet janë publikuar në rrjetin social “Tik-Tok” dhe tregojnë kreun e qeverisë teksa futet në kafe.

Me njërën dorë të futur në xhep, veshur me një xhaketë me ngjyrë të errët dhe me një bluzë gri, kryesocialisti hyn brenda në lokal si një qytetar i thjeshtë i asaj zone. Por, kjo gjë bie poshtë, kur kamera fokuson truprojën e Ramës.

Me një telefon në vesh, personi që i ruan shpinën kryeministrit futet me të shpejtë në lokal, për të mos e lënë për asnjë çast vetëm. Siç duket, numri Një i qeverisë edhe kafenë e konsumon me truproja, ndryshe nga imazhi që kërkon t’i përcjellë publikut.

Çështja e sigurisë së kryeminitrit Edi Rama ka qenë shumë herë në qendër të vëmendjes së mediave. Jo pak herë, ai është fotografuar i veshur në mënyrë të tillë që të lërë të kuptojë se poshtë xhaketës ka pasur edhe anti-plumb. Por, kjo nuk është pranuar asnjëherë nga vetë Rama.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne vlore edi rama edi rama ne vlore

Sondazh

Poll