“Ai momenti kur koburja me kokrra murrizi meket”! Vojo Bregu nxjerr videon: Duhet të përqendrohet tek Panariti
14 Gusht 2021, 07:30Nga DOSJA
TIRANË– Vojo Bregu ka reaguar sërish pasi deputeti Myslim Murrizi e kallëzoi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për abuzim me paratë publike.
Bregu ka nxjerrë me video momentin kur Myslim Murrizi bie ndesh me fjalët e veta për projektin e vaditjes me pika në bashkinë e Divjakës.
Në video ku gazetarja e një televizioni i kujton Murrizit të thotë emrin e ish ministrit Panariti se duket se vetë Murrizi e kishte harruar. “Ai momenti kur koburja me kokrra murrizi meket, dhe i rikujtohet me regji qendrore, që duhet të përqendrohet tek Panariti”, shkruan Vojo Bregu.
Postimi i Vojo Bregut:
Ai momenti kur koburja me kokrra murrizi meket, dhe i rikujtohet me regji qendrore, që duhet të përqendrohet tek Panariti.
Kujtojmë se Myslim Murrizi depozitoi në SPAK një kallëzim penal për abuzim me dy tendera në Divjakë. Murrizi akuzon ish-ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, Vojo Bregu për abuzim me paratë publike lidhur me dy tendera, atë 6 milionë euro per projektin e sistemit te ujitjes në Divjakë për ujitjen e 2800 hektareve tokë dhe për tenderin 4.5 milionë euro për blerjen e 1912 lopëve nga Danimarka.
VLORË– Kryeministri Edi Rama është fimuar teksa ulet në një nga bar-kafetë pranë Lungomares në Vlorë. Pamjet janë publikuar në rrjetin social “Tik-Tok” dhe...
“Sjellin mbeturina nga gjithë rrethet, Kamza, Kruja e Fushë-Kruja dhe i hedhin këtu. I vejnë shkrepësen. Kjo është zonë turistike. Vinte gjithë Fushë-Kruja dhe ...
PUKË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për situatën e zjarreve që kanë përfshirë Pukën, duke bërë me dije se dy helikopterë po ndërhyjnë nga aj...
FIER– “Lufta brenda llojit” në Fier duket se sapo ka nisur. Deputeti i zgjedhur nga votimet e 25 prillit, Petro Koçi ka bërë një deklaratë të fortë, pasu...
TIRANË– Prej kohësh Tirana, por jo vetëm, “zien” nga zhurma për projektin me emër të ri, por që në fakt ka nisur prej kohës: Open Balkan! Tashmë nisma, me ...
TIRANË– Ana Pisonero, zëdhënëse e Bashkimit Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim ka rikujtuar zotimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për krijimin e Tregut...
TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përkujtuar Musine Kokalarin, një nga të persekutuarat e regjimit komunist në vendin tonë. Meta e cilëson Koka...
TIRANË– Gazetari Mero Baze, me anë të një shkrimi bën thirrje që ish-kryeministrit Sali Berisha, t’i hiqet dekorata e lartë “Nderi i Kombit”, akorduar nga ...
VLORË– Gazetarja franceze, Saliha Hadj-Djilani ka intervistuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke e shkëputur nga pushimet e tij në Dhërmi. Ajo ka...