Plehrat digjen në Fushë Krujë/ Bashkia pret të ndërtojë landfill, por projekti është vetëm në letër
13 Gusht 2021, 18:15Nga DOSJA
“Sjellin mbeturina nga gjithë rrethet, Kamza, Kruja e Fushë-Kruja dhe i hedhin këtu. I vejnë shkrepësen. Kjo është zonë turistike. Vinte gjithë Fushë-Kruja dhe lahej te liqeni. Këtu është një liqen shumë i bukur dhe e kanë prishur krejt”.
Është kthyer në gangrenë keqmenaxhimi i mbetjeve urbane në bashkinë e Krujës. I gjithë territori është në emergjencë mjedisore, pasi dy vendgrumbullimet janë jashtë çdo standardi. Në vendgrumbullimin në fshatin Halil të Fushë Krujës plehrat hidhen dhe digjen vazhdimisht duke shpërndarë tymin dhe gazrat toksikë në një rreze të gjerë mbi zonat e banuara.
“Situata është shumë shqetësuese nga plehrat që digjen. Na krijohen probleme kur vijmë këtu në frymëmarrje dhe djegje sysh. Vetëm premtojnë”.
“Asnjë masë nuk merret. Na mbytën fëmijët po edhe ne. Kryetari i bashkisë tha para votimeve se do ti hiqte po aty kanë ngel”.
“Na japin premtime me marr vota. Me 30 prill na thanë do hiqen. Shumë premtime të kota. Robi lidhet nga fjala e gojës. Të paktën të na lejnë të marrim frymë”.
Prej një viti këtu në fshatin Halil mes mbetjeve urbane ka nisur dhe investimi për ndërtimin e depos së re të ujit, e cila ka marrë premtimin se do të përmirësojë ndjeshëm jo vetëm sasinë e ujit të pijshëm për 27 mijë banorë të zonës, por edhe cilësinë e tij.
“Aty afër është depo e ujit që s’ka as ujë. Dhe kjo nuk është vetëm një ditë”.
“S’mund të hamë as një fik. Kam pas mbjellë luleshtrydhe dhe binin mbetjet e djegura mbi to”.
“Ka 20 vjet kam mbjellë 100 rrënjë ulli, po çfarë me ngrënë. Kujt t’i them për dëmin? Tymi i ka nxjerrë jashtë përdorimit komplet”.
Në bashkinë e Krujës nuk ndodhej askush për të na dhënë një përgjigje lidhur me situatën, po në linjë telefonike Drini Masha, drejtor i marrëdhënieve me publikun në bashki deklaroi se do të ndërtohet një landfill i ri konform standardeve në zonën e Fushë Krujës. Gjithsesi ky është një projekt, pasi ende nuk është përcaktuar vendi ku do të ndërtohet landfilli. Deri atëherë mbetjet urbane do të vazhdojnë të hidhen në fshatin Halil dhe në pyllin e Krastes, duke shtuar nivelin e ndotjes dhe ndikimin negativ nga djegia e tyre në shëndetin e banorëve.
Marrë nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
PUKË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për situatën e zjarreve që kanë përfshirë Pukën, duke bërë me dije se dy helikopterë po ndërhyjnë nga aj...
FIER– “Lufta brenda llojit” në Fier duket se sapo ka nisur. Deputeti i zgjedhur nga votimet e 25 prillit, Petro Koçi ka bërë një deklaratë të fortë, pasu...
TIRANË– Prej kohësh Tirana, por jo vetëm, “zien” nga zhurma për projektin me emër të ri, por që në fakt ka nisur prej kohës: Open Balkan! Tashmë nisma, me ...
TIRANË– Ana Pisonero, zëdhënëse e Bashkimit Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim ka rikujtuar zotimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për krijimin e Tregut...
TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përkujtuar Musine Kokalarin, një nga të persekutuarat e regjimit komunist në vendin tonë. Meta e cilëson Koka...
TIRANË– Gazetari Mero Baze, me anë të një shkrimi bën thirrje që ish-kryeministrit Sali Berisha, t’i hiqet dekorata e lartë “Nderi i Kombit”, akorduar nga ...
VLORË– Gazetarja franceze, Saliha Hadj-Djilani ka intervistuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke e shkëputur nga pushimet e tij në Dhërmi. Ajo ka...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe disa nga udhëheqësit politikë në Kosovë si të partive në pushtet edhe atyre në opozitë po vazhdojnë përplasjen në distan...
Politike12 Gusht 2021, 18:33
TIRANË– Vojo Bregu ka reaguar sërish pasi deputeti i Opozitës në ikje, Myslim Murrizi e kallëzoi sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dh...