Sport

Goli i parë me fanellën e Chelseat dhe lotët e Chalobah : Një ëndërr, e kuptova që kisha shënuar nga ulërimat e tifozë

14 Gusht 2021, 18:31 Nga DOSJA
Goli i parë me fanellën e Chelseat dhe lotët e Chalobah :

ANGLI– Një javë për tu mos harruar për Chalobah. Chelsea dhe Anglia zbulojnë edhe një xhevahir tjetër nga akademia.Tuchel i dha besim si në Superkupën e Europës ashtu edhe në debutimin e tij në Premier League. Djali i lindur dhe rritur te akademia e Chelseat luajti me besimin e veteranëve dhe i lejoi vetes të zbukuronte një paraqitje më shumë se pozitive me golin e shënuar.

Djaloshi u kthye te Chelsea për herë të tretë, pas sezoneve të kaluara në huazim me Ipsëich Toën, Huddersfield dhe Lorient. Besimi u pagua, në finalen e Superkupës ai luajti shumë topa pa bërë gabime dhe në debutimin e tij në kampionat me Crystal Palace, 22-vjeçari tregoi personalitet, madje duke shënuar golin e tretë të takimit.

“Ëndërr që realizohet, kam veshur fanellën e Cheslea që kur isha 9 vjeç është një ditë vërtet e pabesueshme. Në momentin kur kisha topin i thashë vetes të godisja, e kuptova që kisha shënuar pas britmave të tifozëve.”. Përfundoi lojtari anglez.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport angli chalobah chelsea angli chalobah chelsea

Sondazh

Poll

Sport 14 Gusht 2021, 14:32

SPANJË-Pas lamtumirës së Lionel Messit, i cili iu bashkua PSG-së, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman foli në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të luaj...

Sport 14 Gusht 2021, 13:39

SPANJË-Barcelona ka konfirmuar regjistrimin e Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj pasi arritën një marrëveshje me Gerard Pique për të ulur pagën e tij...