Art&Argëtim

Këngëtarja kërcënohet me vdekje për shkak të Rihannës, hedh në gjyq markën ‘Fenty Beauty’

14 Gusht 2021, 14:45 Nga DOSJA
Këngëtarja kërcënohet me vdekje për shkak të

SHBA– Marka ‘Fenty Beauty’ është paditur nga një muzikante, e cila preferon të quhet ‘Jane Doe’ për të fshehur identitetin e saj. 

Sipas mediave këngëtarja me identitet të fshehur tregon se kënga e saj u ‘keqpërdor’ gjatë shfaqjes së ‘Savage X Fenty’, duke përdor në tekstin e saj disa vargje me shprehje islame. Jane Doe është shprehur se ka marrë kërcënime të shumta sapo u transmetua sfilata e modës.

Menjëherë pas reagimit të saj Rihanna i ka kërkuar falje publike, por artistja i është përgjigjur se do të shihet në gjyq me të, pasi kjo gjë i ka kushtuar shumë asaj. Artistja e paidentifikuar tregon se po qëndron e fshehur prej disa kohësh pas frikës nga kërcënimet që ka marrë se do ta varin dhe do i presin kokën. ‘Jane’ është shprehur se po kalon stres dhe depresion për shkak të kësaj situate.

 Ajo kërkon nga biznesi i Rihanna-s më shumë se 10 milion dollarë dëmshpërblim.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz fenty beauty jane doe rihanna fenty beauty jane doe rihanna

Sondazh

Poll