Art&Argëtim

Skënder Brataj siç nuk e keni parë kurrë! Heq ‘bluzën e bardhë’, me qeleshe dhe fustanellë labe prezanton festivalin:

14 Gusht 2021, 14:20 Nga DOSJA
Skënder Brataj siç nuk e keni parë kurrë! Heq

VLORË– Fshati Kaninë i Vlorës ka festuar mbrëmjen e djeshme, duke zhvilluar një takim brezash, nën ritmet e muzikës dhe këngëve të zonës. Mes organizatorëve dhe pjesëmarrësve në festë, ishte edhe shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili kishte dhe rolin e moderatorit në këtë aktivitet.

Ndryshe siç e kemi parë zakonisht, mjeku hoqi bluzën e bardhë me të cilën jemi mësuar ta shohim për më shumë se dy vite gjatë pandemisë, duke veshur fustanellën labe. Me humor mjeku tha për “Fax” se nuk kishin lekë për të ftuar këngëtarë dhe moderatorë ndaj i kanë ndarë vetë rolet.

Tani e filluam si lojë. Nuk kishim lekë të paguanim prezantues, këngëtarë. Me aq sa mundemi u futëm dhe në rolet e tyre. Pastaj COVID-i na bëri dhe moderatorë. Kënaqësi të marrësh pjesë,”-tha ai.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture festa e kanines skender brataj vlore festa e kanines skender brataj vlore

Sondazh

Poll