Art&Argëtim

Mes librave, pozon edhe me lule/ SPAK zgjedh shefen e marrëdhënieve me publikun, kjo është Xhuljeta Krasta

14 Gusht 2021, 13:43 Nga DOSJA
Mes librave, pozon edhe me lule/ SPAK zgjedh shefen e marrëdhënieve me

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjithashtu i njohur si SPAK, ka përzgjedhur tashmë shefen e Marrëdhënive me Publikun. Në këtë detyrë është zgjedhur Xhuljeta Krasta, e cila ashtu edhe siç e parashikon ligji do t’i nënshtrohet verifikimit të kushteve të sigurisë.

SPAK sqaroi se për pozicionin e punës kishin aplikuar në total 25 kandidatë, por vetëm 12 prej tyre kishin kaluar në intervistën e strukturuar me gojë.

Po ashtu, në njoftimin zyrtar është bërë me dije se Xhuljeta Krasta, e cila mban edhe titullin doktoreshë, ka përfunduar dy Bachelorë dhe tri Mastera. Megjithatë në rrjet janë shpërndarë kudo fotot e saj, mes luleve; mes bujtinave të vjetra; mes librave. Detaje këto që tregojnë diçka më shumë për personin që do të bëjë urën lidhëse mes hetuesëve të SPAK dhe të tjerëve.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

virale virale xhuljeta krasta xhuljeta krasta

Sondazh

Poll