Aktualitet

Është parajsa mbi tokë! Pamjet nga vila luksoze ku është “burgosur” Angela Martini dhe i shoqi, biznesmeni rumun mjesht

14 Gusht 2021, 16:09 Nga DOSJA

GREQI– Dalin pamjet nga vila luksoze ku do të qëndrojë Dragos Savulescu dhe bashkëshortja e tij, Angela Martini derisa të përgatiten procedurat për ekstradimin e tij në Rumani. Mediat greke bëjnë me dije se çifti ka marrë me qera një vilë me dalje në det, e cila ka edhe nëntë dhoma gjumi.

“Parajsa mbi tokë” ku është “burgosur” Savulescu kushton 12 milionë euro dhe në zonën e Agios Lazaros, Mykonos, e për të do të paguajë qera 87,500 euro në javë. Megjithatë, biznesmeni rumun, sipas informacioneve të protothema.gr, dyshohet se ka bërë një marrëveshje të veçantë me pronarin e vilës, duke ia ulur çmimin në 56,000 euro në javë.

46-vjeçari Dragos Savulescu, i cili njihet për shqiptarët si bashkëshorti i ish-Miss Shqipërisë, Angela Martini, u arrestua disa ditë më parë në Mykonos. Ndaj tij kishte një urdhër ndërkombëtar arresti pasi është dënuar me 5.5 vjet burg për përvetësimin e parave publike në Rumani. Ai dhe bashkëpunëtorë të tjerë u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh pasuri publike. Ai do të qëndrojë deri më 30 shtator në vilë, me të drejtë të rinovimi deri në përfundimin e procedurave gjyqësore. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet angela martini dragos savulescu angela martini dragos savulescu

Sondazh

Poll