Aktualitet

Kanabis, prerje pemësh dhe shkelje e rregullave të qarkullimit, 7 të arrestuar dhe 1 i proceduar

14 Gusht 2021, 14:53 Nga DOSJA
Kanabis, prerje pemësh dhe shkelje e rregullave të qarkullimit, 7

TIRANË– Shtatë persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë për vepra penale të ndyshme në Tiranë.

Policia e shtetit bënme dije se qytetarët me iniciale D.J 26 vjeç dhe E.I 27 vjeç janë arrestuar për shkak se gjatë kontrollit i është gjetur lëndë narkotike ndërsa 52-vjeçari me iniciale I.B së bashku me një 16 vjeçar u kapën në flagrancë duke prerë pyje në Qafmollë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D. J., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis; E. I., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të çantës personale nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qafmolla 2” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. B., 52 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur 16-vjeçar, sepse në zonën e Qafmollës, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë prerë një sasi të konsiderueshme pemësh dhe drurësh. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D. L., 25 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse të drejtimit është përfshirë në një aksident me mjetin me drejtues Y. D. Si pasojë është vetëdëmtuar shtetasi D. L., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve; L. Sh., 40 vjeç dhe Gj. Gj., 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; K. A., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 7 persona në tiranë arrestohen 7 persona në tiranë

Sondazh

Poll