Aktualitet

Kapen me 100 doza kokainë dhe kanabis, arrestohen në Himarë 3 të rinjtë nga Tirana! Shpërndanin drogën në bregdet

14 Gusht 2021, 14:11 Nga DOSJA
Kapen me 100 doza kokainë dhe kanabis, arrestohen në Himarë 3

VLORË- Tre të rinj, të moshës nga 19 deri në 25 vjeç, janë vënë sot në pranga në Himarë pasi dyshohen se shpërndanin drogë në bregdetin e jugut, në konkretisht në Dhërmi, por janë arrestuar. Të tre të rinjtë janë kapur në flagrancë dhe u janë sekuestruar 100 doza kanabis dhe kokainë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Dhërmi, Himarë

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që e posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kokainë dhe kanabis. Sekuestrohet lënda narkotike kokainë dhe kanabis e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. K., 25 vjeç, A. Sh, 19 vjeç dhe I. U., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një subjekt në Dhërmi, ku këta shtetas punonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e vlores vlore policia e vlores vlore

Sondazh

Poll