Aktualitet

2 viktima nga COVID për 24 orë! Rriten frikshëm shifrat në Shqipëri, ndërron jetë një 44-vjeçar, 410 raste të reja

14 Gusht 2021, 15:09 Nga DOSJA
2 viktima nga COVID për 24 orë! Rriten frikshëm shifrat në

TIRANË– Brenda 24 orëve të fundit, 2 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit. Të dy viktimat janë nga Vlora, të moshave 44 dhe 76 vjeç. Sa i përket rasteve të reja, nga 5,252 testime të bëra, kanë dalë pozitivë 410 persona, ndrësa janë shëruar 46 të tjerë. Edhe për sot, rekordin me raste të reja e mban Tirana, e cila shënon qindra të infektuar. Ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 39 pacientë, por nuk bëhen me dije detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5,252 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 410 qytetarë, në këto bashki: 149 raste në Tiranë, 50 raste në Shkodër, 29 raste në Fier, 20 raste në Vlorë, 19 raste në Sarandë, 12 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 raste në Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë, 8 raste në Durrës, Mat, Lushnje, 7 raste në Kavajë, Berat, Peqin, 5 raste në Kolonjë, Elbasan, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Pukë, Has, Tropojë, Kurbin, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mallakastër, Përmet, 1 rast në Shijak, Klos, Selenicë, Konispol, Kuçovë, Poliçan, Gramsh.

Aktualisht janë 2,453 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 39 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë nga Vlora, 44 dhe 76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve.

Janë shëruar 46 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,634 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 410

Të shëruar në 24 orë 46

Të shtruar në spitale 39

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 5,252

Testime totale 952,866

Raste pozitive 135,550

Raste të shëruara 130,634

Raste Aktive 2,453

Humbje jete 2,463

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 910

Shkodër 343

Fier 252

Vlorë 230

Elbasan 168

Lezhë 139

Durrës 131

Berat 75

Gjirokastër 73

Korçë 54

Kukës 48

Dibër 30

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat nga koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat nga koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll