Aktualitet

I mituri merr fshehtas makinën e prindërve/ Përplaset me vitrinën e dyqanit në Vlorë, plagoset 37-vjeçarja

14 Gusht 2021, 15:03 Nga DOSJA
I mituri merr fshehtas makinën e prindërve/ Përplaset me

VLORË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë,ku një makinë tip ‘X5’ ka përfunduar në supermarket, duke plagosur një grua që po blinte disa produkte. Policia ka bërë me dije në njoftimin zyrtar se i mituri, pa lejen e prindërve kishte marrë makinën për xhiro por përfundoi i aksidentuar në vitrinën e një dyqani. Si pasojë, një 37-vjeçare mbeti e plagosur dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë mjekim. Mësohet se e reja është jashtë rrezikut për jetën ndërsa në spital ka përfunduar edhe i mituri, i cili do të shoqërohet pasi të mjekohet.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 14.08.2021, rreth orës 16:20, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, një 16-vjeçar, i cili kishte marrë automjetin pa lejen e prindërve, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me vitrinën e një dyqani, për pasojë është dëmtuar shtetasja me inicale E. A., 37 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjeksore, do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(k.m/e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore aksident ne vlore

Sondazh

Poll