Politike

Zëdhënësja e BE: Mbështesim angazhimin por duhet përfshirja e të gjitha vendeve

13 Gusht 2021, 11:07 Nga DOSJA
Zëdhënësja e BE: Mbështesim angazhimin por duhet

TIRANËAna Pisonero, zëdhënëse e Bashkimit Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim ka rikujtuar zotimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, një nga marrëveshjet e procesit të “Berlinit”. Në një reagim zyrtar për Gazetën Ekspress, ajo është shprehur se mirëkupton dëshirën e Ballkanit Perëndimor për të ecur para, por duhet një angazhim i përbashkër nga të gjithë udhëheqësit.

“Ne mirëpresim angazhimet e udhëheqësve për bashkëpunimin rajonal, një element thelbësor i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë integrale e Procesit të Stabilizim-Asociimit. Ne e kuptojmë dëshirën për të ecur përpara. Në të njëjtën kohë, një proces që përfshin të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është thelbësor. Në këtë kontekst është e rëndësishme që rajoni të përparojë në krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, një angazhim politik i marrë nga gjashtë udhëheqësit e rajonit në Samitin e Sofjes vjeshtën e kaluar”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zëdhënëses së BE-së, Ana Pisonero.

Po ashtu, Pisonero foli edhe për planet e investimeveduke shtuar se BE është duke krijuar mundësi investimi në rajon përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve dhe se tashmë i takon rajonit që t’i shfrytëzojë këto mundësi në mënyrën e duhur.

“Ne po sjellim mundësi të rëndësishme investimi në rajon nëpërmjet Planit Ekonomik dhe atij Të Investimeve. Tani i takon rajonit t’i përdorë ato mirë duke shfrytëzuar potencialin e tij të plotë ekonomik dhe duke ngritur një treg të përbashkët rajonal bazuar në rregullat e BE”, ka përfunduar Pisonero.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ana pisonero open balkan ana pisonero open balkan

Sondazh

Poll

Politike 12 Gusht 2021, 18:33

TIRANË– Vojo Bregu ka reaguar sërish pasi deputeti i Opozitës në ikje, Myslim Murrizi e kallëzoi sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dh...