Aktualitet

Po i merrej dëshmia, i riu qëllon me grusht policin brenda në komisariatin e Pogradecit

14 Gusht 2021, 12:31 Nga DOSJA
Po i merrej dëshmia, i riu qëllon me grusht policin brenda në

POGRADEC– Një 24-vjeçar me inicialet A.M., banues në Fier, është vënë në pranga pasi është përfshirë në një konflikt me disa persona të tjerë.

Ndërkohë që policia shkoi ta shoqëronte për ta dërguar në komisariat, 24-vjeçari kundërshtoi. Madje brenda në Komisariatin e Polciisë së Pogradecit, i riu ka qëllur me grusht një nga efektivët.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 24 vjeç, banues në Fier, pasi mbrëmjen e djeshme, përballë një lokali në rrugën e Volorekës, Pogradec, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të neutralizuar një konflikt në të cilin 24-vjeçari ishte përfshirë me persona të tjerë, si edhe gjatë shoqërimit të tij për në ambientet e Komisariatit, shtetasi A. M., ka goditur me grusht në kokë, njërin prej punonjësve të policies.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 24 vjecari fier arrestohet 24 vjecari fier

Sondazh

Poll