Përplasjet në protestë, Basha thirrje të “sinqertë”: Mos prekni me dorë policët, atyre iu këndon zemra “Rama ik”
2 Qershor 2019, 18:19Nga DOSJA
TIRANE– Në momentin kur nisën përplasjet në protestën e opozitës, kryetari i PD, Lulzim Basha, iu ka bërë thirrje protestuesve që të mos prekin asnjë punonjës policie. Basha, tha se policët këndojnë me zemër “Rama ik”.
“Vëllezër e motra mos lëndoni asnjë officer dhe efektiv policie. Mos prekni asnjë officer policie. Vëllezër dhe motra, mos I prekni me dorë, sepse hiq dy a tre servilë të inkriminuar. Edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë I njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti I tyre këndon: Rama Ik.”-tha Basha.
Opozita, 3 orë tym e flakë në protestën para parlamentit. 10 persona janë plagosur, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha paralajmëron se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Në protestë ka munguar Kryemadhi. Apel nga Meta e Lleshaj për ruajtjen e qetësisë.
(f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Protestës së opozitës, i është bashkuar edhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha.Ai ka mbërritur para pak minutash në sheshin përballë Kryeminis...
TIRANE- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mungon sot në protestë, por ky nuk është një “problem” për Lulzim Bashën.Kryedemokrati, n...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë në protestën e sotme të opozitës, ku tha se sot është protesta më e madhe e opozitës....
TIRANE- Një efektiv i policisë ka humbur ndjenjat ndërsa ndodhej në detyrë para Kryeministrisë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se polici ndodh...
TIRANE- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk ndodhet sot në protestën e opozitës.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Kryemadhi nd...
TIRANE- Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë nga selia blu dhe po i drejtohet kryeministrisë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur në protestën e shtatë popullore. B...
DURRES- Kandidatja e Bindjes Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari, pati sot një takim me të rinj të qytetit për të prezantuar vizionin dhe pro...
Ndryshe nga herët e tjera, opozita ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.Ndërsa në protestën paraardhëse u p...
Kryeministri Edi Rama, në hapjen e fushatës në Lezhë, nuk ka ngurruar të lavdërojë kandidatin e tij Pjerin Ndreun. Ai shprehet se kandidimi i tij i ka hequr dhi...