Aktualitet

Mbollën Dajtin me kanabis, kryeplaku del para Gjykatës me 37-vjeçarin, habit me dëshminë: Nuk e kontrolloj dot të gjithë

14 Gusht 2021, 11:57 Nga DOSJA
Mbollën Dajtin me kanabis, kryeplaku del para Gjykatës me

TIRANË– Kryeplaku i fshatit Qafëmollë, Azem Dedej, 52 vjeç ka dalë sot para gjykatës pasi akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Dedej u vu në pranga pak ditë më parë, pasi dyshohet se bashkëpunuar me një 37-vjeçar, të identifikuar si Rexhep Halili për të mbjellë një parcel me kanabis në njësinë administrative Dajt.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, shkruan se kryeplaku nënkuptoi në dëshminë e dhënë para trupit gjykues se nuk kontrollon dot të gjithë malin nëse është mbjellë kanabis apo jo.

“Detyra si kryeplak i fshatit Qafë Mollë në Tiranë ka qenë formale më tepër për të pasur një komunikim midis komunitetit njësisë administrative dhe policisë së shtetit. Gjatë këtyre viteve janë thirrur në prezencë dhe të punonjësve të policisë së shtetit e u janë dhënë udhëzime dhe orientime për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë këtyre takimeve, ai përfaqësues i komunitetit ka ngritur këtë shqetësim se territori është i pamundur për tu kontrolluar, shkelur dhe verifikuar nga ana ime, kjo për shkak të terrenit të thyer. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai është munduar të kontrollojë territorin që mbuloi për të verifikuar nëse ka raste të kultivimit të lëndëve narkotike dhe nuk ka konstatuar raste të tilla. Ai theksoi se këto kontrolle ai i ka kryer dhe me shërbimet e policisë me të cilat nuk kanë konstatuar raste të mbjelljes së lëndëve narkotike.

 Thekson se në lidhje me rastin, nuk është i qartë për vendin dhe zonën ku janë gjendur për shkak se nuk ka qenë në vendngjarje së bashku me policinë për këtë rast. Nëse ai gjatë punës së tij do të kishte konstatuar bimë narkotike, do të kishte njoftuar shërbimet e policisë por nuk ka pasur dijeni për këtë fakt. Në çdo takim që ka pasur me banorët e zonës, jua ka bërë të qartë që të mos merren me veprimtari të paligjshme si ajo e kultivimit të lëndëve narkotike dhe nuk mban përgjegjësi për veprimet që mund të kenë kryer banorët e zonës ku është kryeplak pasi nuk ka qenë në dijeni për këtë rast. Ai është i punësuar në një punë si roje me turne 8 orarëshe dhe 16 orarëshe. Sqaron se nuk ka dijeni për rastin e kultivimit se nëse do të kishte pasur, do të njoftonte dhe për këtë është i pafajshëm,”- sqaron avokati i kryeplakut Dedej.

Kryeplakut dhe 37-vjeçarit i janë sekuestruar telefonat në cilësinë e provës materiale dhe janë ende nën hetim. Ata u arrestuan pak ditë më parë pasi në Dajt u zbuluan të mbjellat me kanabis.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet kryeplaku i qafmolles azem dedej rexhep halili arrestohet kryeplaku i qafmolles azem dedej rexhep halili

Sondazh

Poll