Aktualitet

Me gisht të thyer, i rrahur dhe i gjakosur, mbërrin në Gjykatë i arrestuari për drogë në Skrapar, lihet në burg për 30

14 Gusht 2021, 11:51 Nga DOSJA
Me gisht të thyer, i rrahur dhe i gjakosur, mbërrin në

BERAT– Lulzim Shallari, i arrestuar më 12 gusht për kultivim kanabisi ka mbërritur sot në Gjykatën e Beratit, i zbathur, i gjakosur, duke ecur çalë-çalë dhe me gisht të thyer. Pamjet e publikuara nga Balkanweb tregojnë dhunën e ushtruar mbi të arrestuarin.

Përpara trupit gjykues, ai ka deklaruar se është rrahur nga efektivët e policisë dhe se nuk kishte aspak dijeni për parcelën e kanabisit, për të cilën e akuzojnë.

“Nuk kisha dijeni për parcelën e kultivuar dhe nuk jam autori i kultivimit. Jam dhunuar nga efektivët e policisë së Skraparit. Ja rrahur gjatë arrestimit në banesë por edhe gjatë 72 orëve të qëndrimit në paraburgim, vetëm për të pranuar autorësinë e krimit,”- ka thnë ai ndër të tjera.

Gjyqtarja Lutfie Çelani ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg me afat 30-ditë” për Shallarin, kohë e mjaftueshme sipas gjyqtares që prokuroria të sigurojë provat e mjaftueshme për të akuzuarin.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet lulzim shallari lulzim shallari dhunohet lulzim shallari lulzim shallari

Sondazh

Poll