Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Laç, publikohet njoftimi i policisë: 25-vjeçari ndodhet tek Trauma, bllokohen të gjitha hyrje-d

14 Gusht 2021, 12:05 Nga DOSJA
Plagosja me armë zjarri në Laç, publikohet njoftimi i

LAÇ– Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me plagosjen e ndodhur paraditen e sotme në Kurbin. Në njoftim thuhet se i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr mjekimin e nevojshëm. Ndërsa autori është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë Kurbin: Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia 27-vjeçari.  Me datë 14.08.2021, rreth orës 11:20, Policia e Komisariatit Kurbin, ka marrë informacion se në lagjen nr.2 Laç është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E.P( T) 25 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit K.K( I) 27 vjeç, banues në Kurbin, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes. Shërbimet e policisë në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo provë në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të e plotë të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagosje me arme ne kurbin plagosje me arme ne kurbin

Sondazh

Poll