“Shantazhues i sistemit të drejtësisë”, Mero Baze kërkon që Berishës t’i hiqet dekorata “Nderi i Kombit”: Nishan
13 Gusht 2021, 05:34Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari Mero Baze, me anë të një shkrimi bën thirrje që ish-kryeministrit Sali Berisha, t’i hiqet dekorata e lartë “Nderi i Kombit”, akorduar nga ish-Presidenti, Bujar Nishani. Sipas Bazes, pas shpalljes non-grata të tij dhe familjarëve, Berishës duhet t’i hiqet edhe ky titull, në mënyrë që “shteti shqiptar të distancohet prej tij”.
SHKRIMI I PLOTË:
Partisë Demokratike po i kërkohet të distancohet nga Sali Berisha, për shkak të ndëshkimit amerikan, si një minues i demokracisë, përfitues familjarisht prej parave të korrupsionit shtetëror dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë. E bën dot apo jo Lulzim Basha, kjo është çështje e të ardhmes së tij në politikë dhe një problem i PD. Por ndaj Sali Berishës duhet të distancohet shteti shqiptar. Bujar Nishani, në cilësinë e presidentit të Republikës, i ka akorduar atij për servilizëm politik, në kohën që ishte në opozitë, dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Nuk ngeli njeri pa e marrë, e mori dhe ai, por gjithë të tjerët që e kanë marrë, edhe pse nuk e meritojnë dekoratën, ndoshta nuk e turpërojnë kombin. Ky tani është familjarisht turpi i kombit shqiptar. Nëse do ta kishim presidentin normal, ai do të duhej ta tërhiqte atë dekoratë dhe çdo nderim tjetër formal që i ka bërë shteti shqiptar, nën diktatin e pushtetit personal, Sali Berishës.
Nuk them t’i hiqet dhe krushkës së tij dekorata si masazhatore, se ajo ndoshta e meriton, edhe pse i është dhënë për shkak se është vjehrra e djalit të tij.
Por Sali Berishës duhet t’i hiqet.
Meqenëse siç e dimë të gjithë, ky president me atë inat që ka marrë me SHBA, mund të shpikë dhe ndonjë dekoratë tjetër me motivacion “për luftë të paepur kundër imperializmit amerikan”, ne duhet të vendosim përmes një ligji në Parlament, heqjen e dekoratave ndaj personave që nuk e meritojnë, për shkak të krimeve gjatë veprimtarisë së tyre politike. Ja kanë hequr dhe Enver Hoxhës dhe shumë drejtuesve komunistë nderimet që u janë bërë për shkak të pushtetit të tyre. Sali Berishës duhet t’i hiqet menjëherë. Kjo së paku tregon se shteti shqiptar në luftën e tij me SHBA, është me SHBA kundër tij. Mbi të gjitha tregon se nuk mund të jetë “Nderi i Kombit” një minues i demokracisë, përfitues familjarisht prej parave të korrupsionit shtetëror dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Gazetarja franceze, Saliha Hadj-Djilani ka intervistuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke e shkëputur nga pushimet e tij në Dhërmi. Ajo ka...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe disa nga udhëheqësit politikë në Kosovë si të partive në pushtet edhe atyre në opozitë po vazhdojnë përplasjen në distan...
Politike12 Gusht 2021, 18:33
TIRANË– Vojo Bregu ka reaguar sërish pasi deputeti i Opozitës në ikje, Myslim Murrizi e kallëzoi sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dh...
BEOGRAD– Presidenti i shoqatës “Serbia e Bashkuar”, Dragan Markovic Palma ka bërë bujë me një deklaratë të fortë. Ai tha se udhëheqësit e Serbisë, Maqedonisë së...
TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha nuk ka mbetur jashtë debatit për pjesëmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në festën e birrës në Kor&cced...
TIRANË– Kreshnik Çollaku, i cili ishte kandidat për deputet në Mat në listat e Partisë Demokratike ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama pë...
TIRANË– Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momchil Raichevski ka prezantuar simbolikisht çelësat e minibusit të siguruar nga Bullgaria për të bërë...
VLORË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka komentuar situatën e zjarreve në vend, duke thumbuar edhe kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Në një ...