Aktualitet

‘Vetëm ziheshin, flisnin shqip s’i kuptonim’/ Shqiptari vrau gruan dhe veten në ITALI, prej ditësh ‘d

13 Gusht 2021, 17:11 Nga DOSJA
‘Vetëm ziheshin, flisnin shqip s’i kuptonim’/ Shqiptari

ITALI– Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi Italinë sot. Shkëlqim Bedeli vendosi që t’i merrte jetën bashkëshortes së tij, Shegushe Paeshti, me të cilën kishte gjithë kohës përplasje. Alarmin për vrasjen e bënë me dije dy djemtë e çiftit të cilët i telefonin prej kohësh, prindërit por askush nuk u përgjigjej.

Për këtë arsye, djemtë u shqetësuan dhe vendosën të kërkojnë ndihmë nga 112, shërbim që dërgoi disa efektivë për kontroll në banesën e shqiptarëve. Pavarësisht nxehtësisë, nuk e ka nuhatur erën e keqe që vinte nga trupat e dekompozuar, ndoshta sepse vrasja ishte bërë në një zonë të shtëpisë që nuk kufizohej me mjete të tjera.

Duket se çifti kishte probleme prej disa kohësh, pasi edhe fqinjët treguan për Policinë se i kishin dëgjuar disa herë duke u konfliktuar por nuk i kuptonin pasi flisnin në gjuhën shqipe. Ndërsa shtojnë se kurrë nuk do ta kishin dyshuar ngjarjen e rëndë, pasi burri nuk kishte shfaqur kurrë shenja dhune.

Viktima ishte e punësuar në një kompani në Erbusco, ndërsa burri i saj punonte si farkëtar dhe sipas atyre që i njihnin për 15 vite që jetonin në Itali, ishin integruar mirë me vendin dhe jetën. 

Marrë nga ilgiorno.it

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan dhe veten ne itali shegushe paeshti shkëlqim bedeli burri vret gruan dhe veten ne itali shegushe paeshti shkëlqim bedeli

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Gusht 2021, 16:52

TIRANË– Dy aksidente kanë ndodhur pasditen e sotme në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku një kamion dhe një makinë kanë përplasur secila nga një mot...

Aktualitet 13 Gusht 2021, 16:13

Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Pishkash

PRRENJAS– Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Pishkash të Prrenjasit, ku të angazhuar për fikjen e tij janë banorët pasi flakët po shkojnë në drejtim të fsh...

Aktualitet 13 Gusht 2021, 15:35

Rikthehen rastet e rënda me Covid në spital

Rritja e rasteve me koronavirus është pasuar edhe shtimin e pacientëve në Spitalin Infektiv. Në një intervistë për televizionin Klan shefja e spitalit Covid 1, ...