Aktualitet

Universitetet, apel studentëve për vaksinim: Ti rikthehemi normalitetit

13 Gusht 2021, 17:39 Nga DOSJA
Universitetet, apel studentëve për vaksinim: Ti rikthehemi

Universiteti i Tiranës, u bën thirrje  të gjithë studentëve që të kryejnë vaksinimin e plotë “Covid-19” për të garantuar  një vit akademik normal.

Universiteti i Tiranës nëpërmjet një njoftimi u ka bërë apel të gjithë studentëve që të vaksinohen për të shmangur së pari pasojat në shëndetin e tyre por dhe për t’u kthyer të sigurt në auditor.

“Të gjithë ne së bashku, përjetuam një vit të vështirë, kur nuk mundëm ta zhvillonim mësimin në auditorë për shkak të rrezikut nga ky virus. Personeli akademik dhe ai administrativë tashmë janë vaksinuar dhe këtë duhet të bëni edhe ju, në mënyrë që me sezonin e ri ti rikthehemi normalitetit  në universitete.”

Sipas njoftimit të rektoratit të universitetit të Tiranës, Covid-19 dikton ende një situatë emergjence në nivel kombëtar, ndaj ata bëjnë thirrje që të rinjtë të tregojnë përgjegjësi dhe përgjegjshmëri qytetare, për t`iu përgjigjur masivisht këtij apeli. Ende në vendin tonë nuk ka asnjë vendim nga autoritetet shëndetësore nëse certifikata e vaksinimit do të jetë kusht për mësuesit, pedagogët apo studentët, si dhe për punonjësit e administratës publike sikundër është vendosur në shumë vende të tjera.

Klan News

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet universiteti i tiranes vaksinim vaksinimi i studenteve universiteti i tiranes vaksinim vaksinimi i studenteve

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Gusht 2021, 16:52

TIRANË– Dy aksidente kanë ndodhur pasditen e sotme në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku një kamion dhe një makinë kanë përplasur secila nga një mot...

Aktualitet 13 Gusht 2021, 16:13

Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Pishkash

PRRENJAS– Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Pishkash të Prrenjasit, ku të angazhuar për fikjen e tij janë banorët pasi flakët po shkojnë në drejtim të fsh...

Aktualitet 13 Gusht 2021, 15:35

Rikthehen rastet e rënda me Covid në spital

Rritja e rasteve me koronavirus është pasuar edhe shtimin e pacientëve në Spitalin Infektiv. Në një intervistë për televizionin Klan shefja e spitalit Covid 1, ...