Bota

Panik në plazhin e Spanjës! Peshkaqeni 2.4 metra shfaqet në bregdet, jep ‘spektakël’ për pushuesit

13 Gusht 2021, 17:58 Nga DOSJA
Panik në plazhin e Spanjës! Peshkaqeni 2.4 metra shfaqet në

SPANJË-Një peshkaqen është shfaqur në bregdetin e Spanjës ditën e djeshme, në rajonin e Valencias duke ‘tmerruar’ e panikosur turistët, të cilët janë larguar menjëherë nga uji.

Mediat spanjolle kanë publikuar momentin kur u shfaq peshkaqeni, i cili u filmua nga pushuesit. Siç duket në video peshkaqeni noton në bregdet dhe ka një gjatësi prej 2.4 metrash ndërsa qindra pushues shohin ‘spektakel’ nga larg. Policia dërgoi dy anije dhe një helikopter për të monitouar ‘bishën’ e ujit për disa orë derisa arritën ta largonin nga bregu i detit që të mos përbënte rrezik për pushuesit. 

Peshkaqenë të tillë gjenden zakonisht në ujërat e Mesdheut dhe në ujërat britanike në muajt e verës. Ato mund të arrijnë deri në 3.6 metra në gjatësi dhe më parë janë shënuar edhe raste kur kafshë të tilla kanë sulmuar njerëzit.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota peshkaqeni ne spanje spanje peshkaqeni ne spanje spanje

Sondazh

Poll