Bota

Publikohet TRAILERI! Së shpejti në ekrane HISTORIA e “Monica Lewinsky”, si u përfshi Bill Clinton në skandal

13 Gusht 2021, 17:29 Nga DOSJA
Publikohet TRAILERI! Së shpejti në ekrane HISTORIA e “Monica

SHBA– Publikohet traileri i sezonit të tretë të serialit “American Crime Story”, në të cilin do të interpretohet edhe skandali më i famshëm që ka kaluar ndonjëherë Shtëpia e Bardhë, i ashtuquajturi: Monica Lewinsky.

Clive Owen, i cili do të luajë rolin e Bill Clinton, dëgjohet duke rithënë frazën e tij emblematike, që pushtoi titujt e të gjitha mediave botërore: Unë nuk kam bërë seks me atë grua.

Lewinsky ishte 22 vjeç kur nisi të ishte praktikante në Shtëpinë e Bardhë, kohë kur Bill Clinton ishte në mandatin e dytë. Skandali seksual i presidentit amerikan të asaj kohe Bill Clinton me Monica Lewinsky-n, i cili ndodhi mes viteve 1995-1997, bëri bujë të madhe në të gjitha mediet dhe ishte ngjarja më e përfolur e momentit.

Linda Tripp, ish-zyrtare e Pentagonit, nisi të përgjonte telefonatat e Monica-s ku fliste për marrëdhënie intime me presidentin, duke zbuluar të fshehtën e tyre. Pas skandalit, Bill Clinton u detyrua të përgjigjej para Senatit, por e kaloi gjyqin dhe mbeti në detyrë gjatë mandatit të tij të dytë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota american crime story bill clinton monica lewinsky american crime story bill clinton monica lewinsky

Sondazh

Poll