Aktualitet

Vetëm në dy muajt e fundit! 1.5 mln euro u sekuestruan në portin e Barit, shumica kishin destinacion Shqipërinë

13 Gusht 2021, 09:25 Nga DOSJA
Vetëm në dy muajt e fundit! 1.5 mln euro u sekuestruan në portin

ITALI– 1.5 milionë euro të paligjshme, janë sekuestruar vetëm në dy muajt e fundit në portin e Barit në Itali, ku destinacion i tyre kryesisht ka qenë Shqipëria. Mediat italiane bëjnë me dije se paratë e paligjshme janë kapur nga autoritetet e Guardia di Finanza Italiane e nga Autoritetet e Agjensisë Doganore në këtë pikë kufitare. Vetëm disa ditë më parë u kapën 80 mijë euro, të cilat ishin të fshehura në një bidon, që supozohej të mbante brenda detergjent për larjen e rrobave. Mendohet se kjo shumë parash do të kishte destinacion Shqipërinë.

Vetëm në 2 muajt e fundit janë konstatuar rreth 96 shkelje të paligjshme nga shqiptarët, të cilët kanë udhëtauar drejt Italisë, apo nga Italia në Shqipëri, me vlera më të larta se e lejuara, me mbi 10 mijë euro. Si pasojë e janë vënë gjoba në total deri në 43 mijë euro.

Deri më tani nuk ka asnjë të denoncuar e as shoferi i autobusit, që shpesh pranon të marrë bagazhe e pako drejt Shqipërisë për një shumë parash deri 10 euro. Shuma e parave u sekuestrua dhe çështja ka kaluar në dorë të autoriteteve gjyqësore për të hetuar udhëtimin e bagazheve pa pronarë, mënyrën e fshehjes së parave e shkeljet ligjore të parashkuara në një rast të tillë.

Në shkurt të këtij viti, në portin e Barit u kapën gjithashtu 225 mijë sterlina angleze, të cilet në vlerë janë të barabarta me 247 mijë euro. Kjo shumë u sekuestrua në një autobus, i cili ishte nisur nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë dhe paratë ishin fshehur në një dysheme artificiale.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kapen 1.5 mln euro ne bari kapen 1.5 mln euro ne bari

Sondazh

Poll