Aktualitet

Tragjedi e dyfishtë në Itali, shqiptari vret gruan dhe më pas veten për arsye xhelozie (EMRAT)

13 Gusht 2021, 12:48 Nga DOSJA
Tragjedi e dyfishtë në Itali, shqiptari vret gruan dhe më pas

ITALI– Një tragjedi që ishte planifikuar në detaje përfundoi me dy viktima ditën e djeshme në Itali, ku një 55-vjeçar shqiptar ekzekutoi gruan e tij dhe më pas u vetëvra.

Sipas mediave italiane, viktimat janë Shkëlqim Bedeli dhe Shegushe Paeshti, të dy shqiptarë që jetonin prej 20 vitesh në Cazzago San Martino, në fshatin La Collina të Italisë.

Ngjarja makabre u zbulua nga policia pasi fëmijët e çiftit të cilët ishin larguar me pushime u alarmuan pasi nuk po arrinin të kontaktonin prindërit e tyre. Sipas një hetimi paraprak duket se Bedeli kishte planifikuar gjithçka, pasi në tavolinën e sallonit të shtëpisë u gjetën dy letra, një për policinë dhe një për fëmijët.

Karabinierët e kompanisë së Gardone Valtrompia ndërhynë me zjarrfikësen e komandës provinciale, rreth orës 10 të mëngjesit të së enjtes ku Bedeli u gjet i varur te parmaku i shkallëve, ndërsa gruaja ishte shtrirë mbi to, e lidhur te kangjellat. Dyshohet se autori fillimisht e ka mbytur gruan e tij dhe më pas e lidhi atë me kangjella, dhe menjëherë më pas ai u var, duke e lënë veten të rrëzohej nga ballkoni, duke i lidhur duart në një farë mënyre, që ai të mos mund të çlirohej më, madje as pa dashje, nga instinkti.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan dhe veten ne itali shegushe paeshti shkëlqim bedeli burri vret gruan dhe veten ne itali shegushe paeshti shkëlqim bedeli

Sondazh

Poll