Aktualitet

‘E kaluara jonë vazhdon të jetë e rëndë për ne’/ Familjarët e të zhdukurve në Kosovë i drejtohen Bashkisë së Kor

13 Gusht 2021, 12:55 Nga DOSJA
‘E kaluara jonë vazhdon të jetë e rëndë për

KOSOVË– Prania e këngëtarit serb Goran Bregovic në festivalin e Korçës, ka krijuar një zhurmë të madhe në Kosoëv dhe Shqipëri. Së fundmi, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës i ka dërguar një letër Bashkisë së Korçës me anë të së cilës kërkojnë që të të anulohet performanca e tij. Në letrën e dërguar në Bashki në emër të 20 shoqatave që përfaqësojnë familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë janë renditur arsyet se pse duhet të anulohet pjesëmarrja e këngëtarit.

LETRA:

“E kaluara jonë ndonëse nuk është e largët, ajo vazhdon të jetë shumë e rëndë për ne. Dhunimi në kohë terrori është më i lehtë i pranueshëm,, sesa kur ndodhë në kohë lirie. Sot, familjet e personave të zhdukur, dhunohen në baza ditore, përkitazi me humbjen e cila iu është shkaktuar. Andaj ju lutemi të mos na lëndoni më shumë këto familje dhe iu kërkojmë të anuloni pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit dhe çdo këngëtari e artisti serb, që frymëzoi kryerjen e krimeve mbi popullatën shqiptare. E dimë që arti është përtej kufijve por e tillë duhet të jetë edhe dhimbja jonë dhe nëse nuk mund t’i bashkëngjitni kauzës sonë për të ditur të vërtetën për fatin dhe vend ndodhjen e më të dashurve tanë si një e drejtë elementare, të paktën respektoni dhimbjen tonë”.

Bregoviç nuk do të këndojë falas për popullin shqiptar më 22 gusht. Bileta për ta parë atë do të jetë 10 mijë lekë të vjetra (ose një mijë lekë të reja). Pozicioni për këtë çmim është në largësi të skenës ndërsa afër saj nuk dihet ende sa mund të jetë çmimi.

Ardhja e Bregoviç-it në Shqipëri është kundërshtuar nga pjesa më e madhe e artistëve dhe personave publik e të thjeshtë pasi mendojnë që arti po ‘përzihet’ me politikë, por Bashkia e Korçës është shprehur se tashmë kontratat janë mbyllur të gjitha. Goran Bregoviç do të këndojë para shqiptarëve në natën e fundit të këtij eventi.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet familjaret e te zhdukurve ne kosove goran bregovic familjaret e te zhdukurve ne kosove goran bregovic

Sondazh

Poll