Aktualitet

IGJEUM paralajmëron: Këto zonat rrezikojnë nga zjarret në pyje ditën e nesërme

13 Gusht 2021, 11:22 Nga DOSJA

TIRANË–Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajmëron se edhe ditën e sotme dhe të nesërme ka rrezik të lartë për zjarret në pyje konkretisht në qarkun Kukës dhe në qarkun Dibër.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e premte dt.13) dhe nesër (e shtunë dt.14) pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Kukës dhe Dibër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të lokalizuara pritet rrezik “I LARTË”, konkretisht: Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp).

Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

RESHJET

Sot pasdite (e premte dt.13) dhe nesër (e shtunë dt.14) nuk priten reshje në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 24 / 37 °C
në vendet e ulëta: 21 / 37 °C
në vendet malore: 16 / 32°C

Era

Sot pasdite (e premte dt.13) dhe nesër (e shtunë dt.14) era pritet të fryjë e lehtë.

Dita 21! Zjarri në Majën e Rrunës, vijon puna e helikopterit në Lakun e Thive dhe Laku i Mollave. ARRESTOHEN disa persona në Korçë, Gjirokastër, Lezhë, Berat dhe Mirditë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet igjeum zjarret ne shqiperi igjeum zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll