Aktualitet

Efektivët e ‘Shqiponjave’ u përplasen nga ‘Benzi’/ Një prej të plagosurve dërgohet te Trauma, kolegët shkojnë pë

13 Gusht 2021, 11:32 Nga DOSJA
Efektivët e ‘Shqiponjave’ u përplasen nga

DURRËS– Dy efektivët e forcave ‘Shqiponja’ po udhëtonin me motor kur u përplasën nga ‘Benzi’ i drejtuar nga Shkëlzen Kraja. Ky i fundit është dërguar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Mësohet se një prej policëve është jashtë rrezikut për jetën, kurse për tjetrin ende dihet se si është gjendja e tij mirëpo është transportuar në Tiranë, te Trauma. Kolegët e policëve kanë shkuar të gjithë në spital për të ndihmuar duke dhuruar gjak.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në lagjen numër 4 në Durrës. Drejtuesi i mjetit ‘Benz’ përveç motorit të forcave ‘Shqiponja’ ka përplasur dhe një mjet tjetër.

Përplaset motori i forcave ‘Shqiponjave’ në Durrës/ ‘Benz-i’ i doli para, plagosen dy efektivë, njëri dërgohet te Trauma, kolegët shkojnë në spital për të dhuruar gjak

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës shkelzen kraja aksident në durrës shkelzen kraja

Sondazh

Poll