Bota

Deklarata e ministrit serb: Edhe pas 11 vitesh pavarësi Kosova është Serbi

17 Shkurt 2019, 11:40 Nga DOSJA
Deklarata e ministrit serb: Edhe pas 11 vitesh pavarësi Kosova

SERBI- Kryetari i Partisë Kombëtare Serbe njëherësh ministër në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviç ka thënë se edhe pas këtyre 11 viteve të pavarësisë “Kosova është Serbi”.

Siç ka thënë ai “edhe pse njëmbëdhjetë vjet më parë, me ndihmën e pakushtëzuar të disa vendeve perëndimore, separatistët shqiptarë në Prishtinë deklaruan pavarësinë, shtetin e tyre nuk e fituan dhe nuk do ta fitojnë kurrë”.

“Asambleja serbe anuloi vendime të tilla separatiste dhe i detyroi të gjitha autoritetet në Serbi të mbrojnë në mënyrë të vendosur territorin tonë shtetëror”, shton më tej ministri.

Kosova sot feston 11-vjetorin e pavarësisë dhe për herë të parë në ceremoninë shtetrore parakalojnë dhe forcat e Ushtrisë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosova eshte serbi nenad popoviç pavaresia e kosoves kosova eshte serbi nenad popoviç pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 15 Shkurt 2019, 17:12

Venezuela po “vdes”/ SHBA e braktis

Bota ka përjetuar ndër vite humbje të mëdha ekonomike, por Venezuela është një nga më të keqet deri tani. Vendi ka një humbje të PBB-së reale më të lartë se ajo...