Aktualitet

60-vjetori i ndërtimit të Murit të Berlinit/ Në kujtim të personave u vranë në tentativë për ta kaluar, Ambasada gjerma

13 Gusht 2021, 09:45 Nga DOSJA
60-vjetori i ndërtimit të Murit të Berlinit/ Në kujtim

TIRANË– Ambasada Gjermane në Tiranë ka ulur flamurin në gjysëm shtizë pasi diat e sotme përkon me 60 vite nga ndërtimi i Murit të Berlinit. Nisur nga kjo ngjarje që i shkaktoi vendit shumë dhimbje dhe jetë të humbura, ambasadat gjermane në të gjithë botën kanë ulur flamurin në gjysmë shtizë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe ambasada gjermane në Tiranë, e cila ka shpjeguar gjithashtu përmes një postimi në Facebook qëllimin e veprimit.

POSTIMI:

60-vjetori i nisjes së ndërtimit të Murit të Berlinit Natën e 13 gushtit 1961, u dha urdhri për ndërtimin e Murit të Berlinit. Muri qëndroi për 28 vjet dhe u kthye në simbolin e Luftës së Ftohtë, e konfrontimit midis Lindjes dhe Perëndimit. Ai ndau Berlinin Lindor me atë Perëndimor, Republikën Federale me RDGJ-në, por edhe familjet dhe miqtë. Mijëra personave ju refuzua largimi nga vendi. 140 persona humën jetën në përpjekje për të kapërcyer murin për tu larguar nga RDGJ – deri në vitin 1989 kur një Revolucion Paqësor i hapi rrugën ribashkimit të gjithë Gjermanisë. Për fat të mirë, sot muri është histori!Në simbol zie për këtë ngjarje që ndau Gjermaninë kaq gjatë, Ambasada në Tiranë, si dhe të gjitha Misionet Diplomatike gjermane në të gjithë botën kanë ulur flamujt në gjysmë shtizë.

Ditën e sotme Gjermania  shënon 60-vjetorin e nisjes së ndërtimit të Murit të Berlinit, i cili ka ndarë kombin në dy sisteme rivale politike dhe është bërë simbol i Luftës së Ftohtë për 28 vjet. Ndërtimi i Murit ka nisur më 13 gusht 1961, kur ushtarët e Gjermanisë Lindore kanë nisur të shtrijnë më shumë se 40 kilometra tela me gjemba dhe beton, në atë që është konsideruar mbrojtje për të parandaluar hyrjen e fashistëve në Berlinin Lindor.

Muri ka qenë 3.6 metra i lartë dhe ka rrethuar pjesën e ish-Bashkimit Sovjetik në kryeqytetit gjerman, i cili, ashtu si vetë Gjermania, ishte ndarë midis Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe ish-Bashkimit Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 60 vjetori i murit te berlinit ambasada gjermane ne tirane 60 vjetori i murit te berlinit ambasada gjermane ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Gusht 2021, 08:29

Plagoset me thikë 18-vjeçari në Durrës

DURRËS– Një i ri është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në Durrës. Bëhet e ditur se një person ende i paidentifikuar nga policia ka lënduar me thikë nj...