Politike

12 Gusht 2021, 18:33 Nga DOSJA

TIRANË– Vojo Bregu ka reaguar sërish pasi deputeti i Opozitës në ikje, Myslim Murrizi e kallëzoi sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për abuzim me paratë publike.

Vojo Bregu ka nxjerrë me video momentin kur Myslim Murrizi bie ndesh me fjalët e veta për projektin e vaditjes me pika në bashkinë e Divjakës, ndërsa shkruan se në Bashkinë e Divjakës nuk ka asnjë projekt të vaditjes me pika.

Sot Bregu ka postuar videon ku vetë Murrizi përgënjeshtron atë që ka thënë vetë, teksa në një emision televiziv thotë: Ku e kam thënë unë këtë gjë që thotë ky? Ndërkohë që në video shfaqet tre herë me zë e figurë teksa përmend projektin.

Myslim Murrizi depozitoi në SPAK një kallëzim penal për abuzim me dy tendera në Divjakë. Murrizi akuzon ish-ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, Vojo Bregu për abuzim me paratë publike lidhur me dy tendera, atë 6 milionë euro per projektin e sistemit te ujitjes në Divjakë për ujitjen e 2800 hektareve tokë dhe për tenderin 4.5 milionë euro për blerjen e 1912 lopëve nga Danimarka. Sipas Murrizit, ky projekt ujitjeje nuk u vu kurrë në pune dhe çmimi i lopës që është shkruar në tender është tre herë më i lartë se çmimi i tregut.

(k.m/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike murrizi ne spak vojo bregu murrizi ne spak vojo bregu

Sondazh

Poll